Çaste poetike me poeten:-Manushaqe Hoxha LAÇI
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/manushaqe-laci.jpg)
MAGJI E DASHURISË
—————————————
Kur bulzat e vesës t’qëndisja mbi buzë
Dhe mes shikimesh zhyteshim n’thellësi…
Flladi i mëngjesit shndërrohej në shpuzë
Deti vlonte mes zjarrit që ndizej n’brendësi!
Kur perëndimin e diellit t’pikturoja në sy
Teksa krahët mi hidhje rreth belit ngadalë…
Magjinë e qiellit t’shtatë ëndërronim të dy
Në përqafimin që digjej i heshtur, pa fjalë!
Kur qiellin e yjëzuar mes puthjesh t’dhuroja
Ndërsa ndjenim lumturinë pa fund, pa skaj…
Tek t’vallëzonte mbi qerpikë, hënën shikoja
Duke puthur magjinë e dashurisë, syri i saj!
/QendraPress.com/