Çaste poetike me poeten; Margarita Nikolli BARDHI


ÇDO VIT RRITESH MOJ KOSOVË!
——————————————
Nëpër vena lëvron gjaku shqiptar
e ndër zemra gëzimi ethshëm gufon,
nëpër vargje ku ëndërrat çelin behar,
fitoret n’palcë guri i shkrujte Kosovë.
Si kreshtë mali krenaria s’tu ul,
legjendarë mbeten Adem e Prekazë,
n’ tel të sharkisë e në ty lahutë,
Kosovë – Shqipni të bledhun bashkë.
Vitet kalojnë e ti kurrë nuk mplakesh,
rritesh e forcohesh, ndër tinguj lulëzon,
në çdo lulëkuqe ëndrrash përflakesh,
je themel i shqipes, je votra jonë.
Gëzon e feston o e shtrenjta shqipe,
bijtë në piedestal ta ngriten lavdinë,
ti je djepi, je muza e rilindësve
Të urojmë gëzuar moj heroinë!
Autore: Margarita Nikolli Bardhi
/QendraPress.com/