Çaste poetike me poeten;- Mialba  SHEHU

NË MES TYRE.

———————–

Sa dëshirë ka zëmra ime ,

Si pulëbardh. të fluturoi

në horizont ,

Ti bie botës anë e mbanë,

Të takoi miqësinë t’ime

ku e kam.

E t’a nisja fluturimin, drejtë

rrugës së perëndimit,

Atje ku ka lindur demokracia

Shpresa e vetme e njerëzimit.

T’ju hyja brënda në shtëpi

pa trokitur ,

Si një suprizë le të ishte ,

E sa dëshirë ka kjo zëmër ,

Është një imagjinata ime .

E ti vija , botës vërdallë,

Po prapë do kthehesha në

folezën time,

Te kjo tokë ku kam rrënjet ,

Ku varfëria ka lulëzuar.

Ku janë kthyer e legjendat

Si në kohën e MIGJENIT.

Ku njerzit përpëlitet për

të mbijetuar,

Kafshatën e bukës mezi e

hanë ,

Në mes tyre të ulem pranë

Dua aromën e vëndit tim.

Në botë nuk ka më të

bukur se Shqipëria ,

Po të shpërthej si rreze

dielli, demokracia.

/QendraPress/