Çaste poetike  me poeten:-Mimoza Panahori XHINDI

Jeta Ime, sfide me furtuna

————————————–

Jeta ime ishte dhe është sfidë,

me furtuna e stuhi,

me erëra që më rrëzuan,

por s’e morën dot shpirtin tim

Kam parë padrejtësi që

 dhe gurin e bën të qajë,

kam heshtur, kam duruar,

derisa nga padrejtësia mua më iku,

Mē iku njeriu më i shtrenjtë ,

që zemra ime kishte njohur e kish jetuar.

E tani s’kërkoj më hak …

Zotin e lë të veprojë vetë.

Le të shohë Ai, le të ndjejë Ai,

ç’lot më shkaktuan ata pa mëshirë.

Se Zoti nuk harron…

Ai e di kush plagos me fjalë e kush me zemër

Dhe kur vjen koha,Zoti do të veproj ,

hakun e merr pa kursim, në heshtje,

me mënyrën e Tij të shenjtë….

Prandaj unë s’do të urrej,

Jo s’do të hakmerrem,

do të jetoj me dhimbje e forcë…

Derisa drejtësia hyjnore të flasë plot bindje

Atëherë unë do t’gjej qetësinë

 pèr drejtësin e shpirtit tim .

I cili iku nga kjo botē plot dhimbje.

/QendraPress/