Çaste poetike me poeten;-Mimoza Panahori XHINDI

Shpirti yt në çdo hapin tim
——————————————-
Në çdo hap që hedh në jetë,
ndjej frymën tënde si një fletë,
si erë e butë më ledhaton,
si dritë nga lart më përqafon.
Kur zemra tretet në trishtim,
ti vjen si ngushëllim i dlirë,
si rreze shprese më ndriçon,
si forcë e fshehtë më bekon.
Në net pa gjumë, në ëndrra flas,
me zërin tënd që s’është pas,
më thua: “Ec, mos u dorëzo,
jam këtu, s’do të lë vetëm kurrsesi jo.”
Dhe unë me ty, në shpirt të mbaj,
si flakë të pashuar majë për maj,
shpirti yt më ndjek kudo,
më mbron, paqe ne shpirt Ti më dhuron .
/QendraPress.com/