Çaste poetike me poeten;- Minire Rukovci-HYSENI

MË I ÇMUARI I KOMBIT TONË

———————————————-

Një e ka lind nëna, s’mund të ketë më tjetër

Që e deshi kombin nga dita që lindi

E mbrojti me zemër shpirt dhe vepër

E sakrifikoi vetën, por kombin e ngriti.

Përjetoi tortura në burgjet më të rënda

Kurse shkjau i keq vetëm sa mllefosej

Në vend që të shfryhej ai vetëm mbushej

Kur e shihnin trimin se nuk po dorëzohej.

Kurrë s’e uli kokën as gjamën s’e bëri

-Ne kemi një komb edhe një flamur

-Ju do më kuptoni edhe kur s’më del zëri

-Sepse mund të vdes, por s’përulemi kurr.

Kështu i thoshte shkjaut sa e torturonin

Dhe me buzagaz, e dhimbjet i durote

Ata të mallkuarit s’dinin çfar të bënin

E trimi krenohej në vend që të gjëmonte!

Njëzet e tet vite në burgje me torturë

Kurr s’e ndrroi fjalën as s’e ndrroi mendimin

Tani bota mbarë po e njeh këtë burrë

Kurse kombit të vet, i gjeti shpëtimin.

/QendraPress.com/