Çaste poetike me poeten;- Mira Zaho MËHILLI

Pasionesh jeton
———————————-
Të mundesh vërtet të jetosh,
fat a përpjekje përmbushësh
e pasioneve, që trungut
të jetës shpërthejnë?
Si perla sqimatare, që Zoti
përzgjodhi të dhurojë,
pasionet gjenetikisht,
brezave trashëgohen,
si ushqim emocionesh,
që lumturinë ndezin,
udhëve të jetës lindin,
shkreptimash flakërojnë.
Limiteve të modestisë,
kur verbëri e egoizmit
braktiset, pasionet
terrenin për të vepruar
me zemër gjejnë,
përtej kolonizimit të shpirtit,
hapësirave të humanizmit
rriten, kalitjes dinjitoze
kulmojnë, dukshëm shpirtit
fisnikërinë lartësojnë.
/QendraPress.com/