Çaste poetike me poeten;-Miradie Zymberi AVDULLAHI

Dua të kthehem
———————-
Iku jeta,
larg nga ti. atdhe…
Iku si ujë nën urë.
Kur erdha këtu,
për herë të parë,
isha e re, me ëndrra në sy,
me lëkurën e lëmuar si mollë.
Sot…
sot do kthehem te ti.
Flokët m’i leu kurbeti
me harresë e bardhësi,
mbi ballë më ka mbledhur rrudha,
udhë pas udhe,
vit pas viti.
Erdha e re,
dhe do kthehem e lodhur.
Krahët nuk bajnë si dikur,
hapat i kam të rëndë,
forca po më liget…
Por dhe se trupi m’u plak rrugëve të botës,
zemra m’u bë më e madhe.
Ajo mbeti e jotja, e paprekur,
e mbushur plot me dashuri,
ashtu si ditën që të lashë.
Sa net kam fjetur me ty në mendje!
Sa herë më ka marrë malli
për erën e dheut tënd pas shiut,
për pragun e shtëpisë,
për ujin e ftohtë të kroit.
Tani do të vij.
Nuk dua asgjë me vete,
asgjë nga kjo botë e huaj
që shkëlqen e nuk të ngroh.
Do sjell vetëm veten,
këtë shpirt kurbetqareje
që kurrë larg teje,
s’gjeti rehati.
Më hap krahët, o atdhe!
Më prano ashtu siç jam:
pa forcë në duar,
me rrudha në fytyrë,
por me një dashuri
që as vdekja nuk e fik.
Do kthehem në shtëpi…
të gjej qetësinë.
/QendraPress/