Çaste poetike me poeten;-Nexha REÇICA

NË SYTË E MI BIE NATA
——————————–
Në prehërinë e tij vej kokën
atëherë kur mjegullat bien
në kraharor e mbaj ëndrrën
e puth me buzët e mia.
Kur natën yjet qiellin mbulojnë
më sjellin ngadalë vezullimë
më futen brenda në shtrat magjishëm
më mbajnë në gji.
Më mbështjellin si hyjnoret
brenda syrit tënd të ngrohtë
hapa sytë si çdo natë
më përqafoi agimi
/QendraPress.com/