Çaste poetike me poeten;-Rovena SHUTERQI

Më dogji ajri i qytetit tënd,
____________________________________
sepse aty, nuk të pashë ty,
më kot vështroja në çdo kënd,
hijet vraponin prej diellit verbim.
T’kërkoja, mbase, të ulur në ndonjë lokal,
ku padashur sytë të digjeshin nga mall,
doja sikur edhe njëherë të ndjeja,
nëse ende, isha ajo, që dikur t’dashuroja.
Kërkova rrugët ku rendëm si të çmendur të dy,
në të cilat dashuria thërriste mes puthjesh pambarim,
mbase diku gjej gjurmët e një fjale që gdhendëm,
e ndoshta marr forcë, të qesh përsëri pafajshmërisht.
/QendraPress/