Çaste poetike me poeten:-Rudina Muharremi BEJA
I HUAJ
—————————
Ti vjen nga tokë me besë
Ku derë e tjetrit, dhe jotja, kishin të njëjtën rezë
Ku burri betohej për qiell e dhè
Ku varri i Atit, besnik të pret atje!
Mbas rruge t’gjatë, pa fre, pa kry,
Zemrën pezmit krisur
rrënjë ke zënë, aty!
Aty, ku gjithmonë je i huj…
ku puna jota, s’ka t’njëjtën bujë
Atdheun ku ta gjujnë me gur,
Padronë, që s’ngihen kurrë
Dhe ditën mezi pret të vijë
Të ikësh nga e gjithë kjo vujë
T’braktisësh dihamë t’pikëllimtë
E t’shkosh ATJE,
ATJE ku prapë, “I Huj” je!
/QendraPress.com/