Çaste poetike me poeten;-Sadete HISENI

BACË

————————

Sa herë që më qetë udha bri Rashës me ra,

Po shkel mbi hapat e tu, Bacë,

Të fshehur gjinden diku aty në ranë

Kur mëngjeset më çelin në këtë dhe të huaj,

Mua më dhemb, se ty të ngjaj

Të shoh me çantë në krah dhe të njoh,

Se u bëra hija jote, pasqyrë pa ndroj

Edhe unë, si ti, marr erë kurbeti,

Kur Rashës i eci përbri në qeti

E një tyl i hollë, perde më rri karshi,

Më duket se hija jote po sillet,

Herë këtu e herë aty

Më ngjan se të shoh shpatinave të Atdheut duke u ngjitur,

Në këtë stinë të mbledhjes rreth e përqark shtëpisë,

E kolla jote qan gjoksin në një anë,

E prapë ai za i Nanës kur të kritikon

“Hiqu, bre burrë, këtij duhani,

Se ashtë ka të vranë!

He, plasa i raftë !”

Ti buzëqesh dhe vazhdon,

I qasesh punëve që të presin në radhë

Me çantën në krah, duke ikur pa ndalë

Në këtë dhe që shkëlqen nga pastërtia,

Kryqëzohen andrrat e tua,

Andrrat për fëmijët e tu, pa mbarua.

E kjo tokë e lagësht më mbetet e huaj,

Ashtu si shpirti yt i zbrazur dikur

Edhe një herë,

Në ecejaket e mia gjej hapat e tu, Bacë.

Rana i ka fshehur diku, unë i ndjej pa nda

E sakaq,

Kur mëngjeset zgjohen në këtë tokë të huaj,

E prapë t’a them dhe një herë,

Më dhemb, se dhe unë po të përngjaj

***

*”Rasha”: është fjala për lumin Rhin apo “Raina” që buron në Alpet zvicerane dhe kalon një pjesë të vendeve europjane si Franca Gjermania Austria e deri në detin e Holandës!

/QendraPress.com/