Çaste poetike me poeten;-Sanie RROKAJ

ËNDËRRA TË FJETURA
———————————–
Në hapësirën e zverdhur të heshtjes
udhëtoj në ëndërra të fjetura
dallgë deti të qeta të furishme
shkëmbehen me fjalën e vrarë
në dhomë mbyllur me të vetmen fjalë .
Kam kohë që të kam lënë vetëm
mbështjellë me gjethe dhe lule behari
udhëtoj mes natës dhe hënës
për të hapur rrugë mes vargut dhe fjalës .
Dhe vargu zbret për të puthur ballin tënd ,
për tu dhënë drit syve në errësirë.
Këpus vargun nga strofa
rrugëve të heshtura
për të mbyllur një shteg
për të hyrë në dritën tënde.
Nata shkoi
u fikën dritat
u shua ç”do ngjyrë.
Hëna u përul mbrapa listave
në pyllin e dendur me drurë të zhveshur .
Dhe vazhdat dritëdhënëse të ëndërrave
rrëshqitës ngadalë
drejt detit të pafund
me gurgullimë të mbytur
e zverdhur të heshtjes në hapësirë.
Por jeta nuk ma ërrëson mendimin,
flas me gjethet e ëndërrave shpresë,
brengat palosen nëpër kujtime
mbi të shartohen purpurët me ylberë
në poezi tokëzohen yjet .
/QendraPress/