Çaste poetike me poeten;- Sherife Berisha THAÇI

FLAKADANËT E LIRISË
(Kushtuar vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, e Kadri Zekës)
—————————————-
Gurgullimë e lumit
Zhurmshëm kalon nëpër Dubovik
Kërkon frymën e këngës sate me kitarë
Duke pëshpëritur një lutje të moçme
Kanjushat e verdha
Se ndalën fluturimin
Mbi Dubovikun e lodhur nga malli
Me zjarrin që po i djeg për t`bijtë
Janari i acartë
Në një skaj të Shtutgardit
Nuk mundi t`i ngrijë telat e kitarës
Kur pishtarët nga Perëndimi
Frymojnë zjarr Atdhetarizmi
/QendraPress.com/