Çaste poetike me poeten;-Shpresa DHIMA

MENDIMEVE KAPLUAR

——————————————

S’e di rruga drejtë shtëpisë ,sot e gjatë më duket

Mendimet kapluar… më vijnë lëmsh,

Fillin t’a zgjidh dot s’e gjej… arsyeja s’më bind.

Hallakatur mendimeve ,kësaj jete lodhur

Një dorë para syve mu shtri, një zë i mekur,

Sikur nga fundi i një pusi hallesh dilte,

Zëri nga mendimet më nxorri…

Ej…zonjë ,a më dëgjon, më fal një sent

Zëri sërish në vesh si një funebër gulçoi,

Zonjë sot asnjë kalimtar për mua s’mendoi,

Ngrita sytë fytyrën e atij zëri të shihja…

Dy sy të zinjë, në atë fytyrë të zbehtë.

Zemra fortë më theri, shpirti im rënkoi,

Drejtë meje një lypës dorën më shtrinte,

Çantën supit hoqa në gjoks e shtrëngova,

Sikur atë çfarë kishte në të mos tregoja…

Syve lotët më shkreptin, faqeve u rrokullisen,

Sotë dhe unë si ai isha një lypëse…

Dy pica për tim bir kisha marrë , emrin në listë

Kjo botë e pashpirt njerëz vret ,brengos, ..

Lypësi dhe unë bashkë udhëtarë të mjerimit,

Me zemrën e madhe sa një det pa mbarim,

Për mua ndoshta ai ndjeu dhimbje..

Me sytë pa shpresë ,me shpresë më veshtroi.

Çfarë kisha në duar ia lashë ,të shuante urinë

Mbase diçka në shtëpi për tim bir do sajoja..

Paketën hapi i uritur filloi të hante…

Lotët mollëzave më mbenë ,mjerim i shekullit.

Sytë qiellit ngrita, jo zoti s’më dëgjon,

Grushti im i pafuqishëm fort dot s’godet

Veç ulërin ,klith: O njeri a ke sy, të shikosh,

Bota qan – Bota rënkon!…

/QendraPress/