Çaste poetike me poeten;-Shqipe BYTYÇI

THYERJE
———————–
Prej çelikut deri te shpirti njerëzor
është një gamë e gjatë thyerjesh
se vuajtja di të lëngojë
shtypja të kuisë
kërcitje nyjesh
shqyerje fijezash
gjithë ato forca
me pushtet mbi njëra tjetrën
thjesht ligje fizike
sikur rënja e një molle
që la pa gjumë Njuton
thonë, s’ka pushtet të mirë
s’ka dhembje të mëshirshme
gjithë ato pikëthyerje n’tentativë
gjithë ato fushëvarreza ëndrrash
E keqja di shpejtë t‘gufojë
Kujdes njeri
Çdo materie
ka pikën e vet të thyerjes
Materie je edhe ti
/QendraPress.com/