Çaste poetike me poeten;- Shukrije GASHI

PUHI MALLI

(22 qershor, 2019)

Nexhmie Pagarushës

—————————————

Eh si ikën vitet e sa pak u pamë

ciceërrima zogjësh vera në ballkon

loz me pak puhi që lehtas

përkëdhelë kaçurrelat e tua mike

e unë mallngjyeshëm sodisë

tutje ecjeve nepër kohë

oooh sa shumë e mirë të njohë

si çastet kur qajtëm a u gëzuam

bashkë prapa perdeve kur

binte shi pranveruer ne Pejë

e Fleta merrte frymë jete

me mushkritë tua

me sytë e tu gjithmonë

e preku pranveren

Sa shume malle kam

per çastet qe i lam shkujdesur

te ikin ne muzgje ndejave

rralle nen hije tavernash

E sot eshte gjysmake dita

sekondat kane fije malli

nga floket qe me nuk jane

si dje

Cicerrima zogjesh veruer

kenaqin shpirtin

e pikellimit malli ia thyen

qelqet ta dish te dua shume

/QendraPress/