Çaste poetike me poeten:-Shukrije  GASHI

ËSHTË KOHA JONË KRIPTONINË

—————————————-

Janë netë pa hanë këto

kohë trilli vdekësie

zezonë shtrigash do ha

etjen e çakejve përtej

maleve tona plis n’Zveçan

Ibri merr pak gjum n’sy

paqësor si Baca Isë me

naze ngjesh koburen n’ brez

është rrugë e gjatë kujtesa

për dje pëshpërisin degë

më degë lisat shtatgjatë

dimër i acartë fryen veriu

n’Kosovë sot

Ujmalit po shkundet harresa

shqip nga gjumi i plogshtisë

lëngatë krimbash

të vdekshmit kanë marr zjarmi

Vodka ua shtorri me nefc damarët

e vetë shashtisur n’pusi

kot do’ i lan kockat n’ megje

t’huaj si dje

Jo në “tokën e askujt” kurrë

Kosova ka emër asht shtet

janë netë sketerre këto

kohe zgjimi lirie Dardane…

/QendraPress/