Çaste poetike me poeten;-Shyrete DEMAJ
Perëndimi
——————-
piu diellin
si të verdhët e vezës
me një ngërç.
Sytë e natës mbyllin
kapakët e qiellit
përpëlitin përgjumjen në
qerpikët tis të zeza
Universi në qetësi absolute
lutet, – falmi Zot ditnetët…
Hëna përkund ëndrrën
në djep argjendi
mbuluar me vello yjesh.
I këndon ninulla
dashurisë së diellit
që në çdo mëngjes
lind binjakët e përjetësisë
agim dhe shpresë…
/QendraPress.com/