Çaste poetike me poeten;- Silvana Çekiçi RODI

Kënga e mjellmës
——————————-
E dua heshtjen e liqenit valëqetë,
ku drita thyhet si kujtim i vjetër.
Aty mjellma si mbi pasqyrë rrëshqet.
Si një ëndërr që s’zgjon dot agim tjetër.
Krahët e saj prekin ajrin me mall,
si fjalë të pathëna që humbin në erë,
Çdo valë më lë pas një tregim i rrallë,
që ikën në kohë e nuk kthehet asnjëherë.
Ajo këndon, jo me tinguj, por me shpirt,
një këngë të fundit, të pastër, të lehtë,
që lëkund kokën në një ritëm tërë hijeshi
Ndalon frymën në çastin e bukur, të fshehtë.
Në atë çast bota mban frymën ta dëgjojë,
edhe qielli mbi ujë përkulet ngadalë,
Se kënga e mjellmës s’është veç flok në dëborë
por një fillim që në përjetësi valëzon pa ndalë
/QendraPress/