Çaste poetike me poeten;-Valbona HADRI

Ngrohja që shenjtëron

————————————–

Dielli u shfaq në këtë vjeshtë

Derdhi rrezet plot shkëlqim

Unë rri vetëm në dhomë të thjeshtë

Pres një kumt dhe një gëzim.

Obobo, sa mirë u ndjeva

Ankthi im në çast u tret

Fjalët e diellit krejt më ngrohën

Dhe më ngjitën lart te retë.

Nxora zërin aq sa kisha

Të nis këngën që kumbon

Dielli është vetë Dashuria

Dorë e shenjtë që të bekon.

Gjethet zunë të vallëzonin

Veshur me një ngjyrë të artë

Vargjet gjoksin ma pushtonin

Gëzimi im u ndez si flakë.

Jam e lumtur, thashë me gëzim.

Dielli është miku im.

/QendraPress/