Çaste poetike me poeten;-Vasiliko BABO
DIELLI I SHQIPERISE
———————————
E dua ngjyrën e arte te praruar te diellit,
Shigjetat e zjarrta me bukuri magnetizuese,
Ngrohtësinë qe rrjedh nga energjia e pashtershme,
Dashurinë që shpërndan me magjinë e vet ndriçuese.
Ne atdheun tim te bukur ,Shqipërinë tone krenare,
Ku dielli dhe hëna paqe hyjnore na dhurojnë,
Gjithë zemrat njerëzore lirinë le te gëzojnë,
Bukurinë e shpirtit askujt mos ja cenojnë.
Le te mos shuhen kurrë ëndrrat e çdo brezi.
Zjarri I zemrës rinore si yll le te ndriçoje,
Le te derdhen rreze te arta e jo plumba përmbi koke.
Kjo toke e dashur Ilire ne lot te mos vajtoje.
Ejani , jetën t’ia shtojmë ne bijtë e larguar,
Rrënjët e gjakun tone me pika loti na ka vaditur,
Me ëmbëlsinë, krahë hapur e zemrat bashkuar,
T’i freskojmë e ringjallin zemrën e zhuritur.
Është identiteti ynë , vend ne zemër te kësaj toke,
Ejani te ndjejmë lumturinë e pranverës se harruar.
Plagët qe ka hequr, me dashuri t’ia mbyllim,
Kur ne te tretim akullin e zemrës se mërguar.
Ejani ne vendlindjen qe dergjet çerek shekulli,
Zemrën e saj te dashur, sa ia kemi përvëluar!
Është zëri i nënës , I babës, qe thërret deri ne vdekje,
T’i dhurojmë lumturi zemre nen diellin shqiptar fisnikëruar!
EJANI BIJ, EJANI ,KY DIELL TE MBETET PERHERE I PASHUAR!
/QendraPress.com/