Çaste poetike me poeten;-Vjollca ALIAJ

Përqafim i munguar
Gjethet e ullirit krokasin
në pëllëmbë,
mes barit spërkatur ndryshk
ulet paqtë një flutur.
Ditë gushti,
tunduar nga zëri i trishtë
i gjinkallës
ndjek pëlhura mjegulle
tek zhyten honit të orëve.
Flladi i mëngjesit
mi topit qepallat,
ngrihem peshë
mbi retë si ëngjëj
mallëngjimi.
Të kërkoj mes tyre bab’
verbues malli
rreth fjollës së lotit.
Rrahjet e zemrës
takimi më i bukur…
Ah, ky përqafim i munguar!
/QendraPress/