Çaste poetike me poeten;-Vjollca ALIU
Ecje në errësirë
——————————
Çapet tua tepër të ngadalshme
më janë bërë halë në sy.
Ec! Më duket se e këpute lulen e 30…
Në ditën e 8 të muajit të 3-të
thuaje 1 të vërtetë,
se kohë s’të ka mbetë!
Çapet tua sikur shkojnë së prapthi…
Në një drejtim ecim,
por ti ecë ngadalë
e unë vendnumëroj…
Një ditë të bardhë, rrugës së njëjtë,
e vërteta, sinqeriteti
diku do të na takojë!
/QendraPress.com/