Çaste poetike me poeten;-Vjollca ELEZI

IKU DHE NJË VIT
—————————-
Iku dhe një vit si shumë vite të tjera
Edhe një vit na u shkurtua jeta.
Para syve i kaloj vitet me nostalgji
Shumë pak gëzime shumë pak lumturi.
Eh kjo jetë shumë pabesi.
Ky vit që iku më futi në ëndërrime
E vetme këtu larg familjes time.
Dy gota kam vendosur mbi tavolinë.
Rrinë të heshtura se askush nuk i pinë me kë ta ngre dollinë.
E mora njërën në buzë e afrova
Mu mbush shpirti dhe shumë lotova
Ska më keq se të festosh në vetmi.
S’të shijon asgjë vetëm mërzi larg nga fëmijët syri sheh zbrazëti.
Po kjo është jeta ne dihet ta sfidojmë
Të ruajmë shëndetin se çdo gjë do ta kalojmë
Ne heshtje po rri me syt nga dera
Në mos po troket qe të më gëzohet zemra.
Të më mbushet shtëpia me të ëmblat mbesa.
Iku dhe kjo ditëlindje o miqtë e mi
Nuk ja uroj askujt këtë ndjesi.
Po jeta paska edhe të papritura
Pak të qeshura shumë lot e pa fund sfida
Të uroj e vetja ime vetëm lumturi.
Kurrë mos të qajë syri e kurrë mos festofsh në vetmi.
Zoti di çfarë bën ndaj duhet ta pranoj
E vetme a me njerëz un do rezistoj.
/QendraPress.com/