Çaste poetike me poeten:-Zize Liza  PEPSHI

Krenarinë ta kam inat

——————————

Pse n’oborr buzëkuqe dole

M’i vërbove këta dy sy

N‘sokak ujin ma turbullove

N’ duar tua desha ujë t’pi

M’u thy zemra njëmijë copa

Kur ma k‘theve shpinën ti

T‘putha buzët s’u durova

T’ marr nga zemra veç dashuri

Krenarinë ta kam inat

Herë të dua herë t‘kam mëri

Je Zanë në Ditë e Natë

Ç’ të bëj i mjeri unë pa Ty.

/www.QendraPress.com/