Çaste poetike me poeten;Drita Kosumi SYLA

Ora

———————-

Ora e murit

Rrah tik-tak

Shënon kohën

Vrap me vrap.

Tash është fëmijëria

Luajnë me gëzim

Shpejt vjen pleqëria

Ka tjetër kuptim.

Ora shënon kohë-vite

Kur ikën me shpejtësi

Po s’u zgjove – ngrite

Kthehet në zymtësi.

Nga libri për fëmijë, “NË SY PRANVERE”

/www.QendraPress.com/