Çaste poetike me poeten;Mira Zaho MËHILLI

S H P R E S Ë

Prej dhimbjes
në vështirësi,
në heshtje shpresëhumbur,
dëshpërim pa kufi,
shpirt i mpirë,
krejt hidhëruar.

Shpresa kurrë
s’mund të shuhet,
se vjen një ditë,
zemrës troket,
kërkon mes labirinthesh,
arësyen zë thërret.

Mrekullitë, si për çudi,
në vegime ëndrrash shfaqen,
prej kupës qiellore,
Perëndi e Mençurisë
shpresën ndjell,
gjykimin zbret.

/www.qendrapress.com/