Çaste poetike me poeten:Shukrije GASHI

Heronjtë nuk janë legjenda
Nuhi (Rexhep) Berisha
——————————
Nuhi, të kujtohet
dashuria Kosovë ishte Dardane
e thjeshtë e rebele një vajzë
flokë shprishur e pak e sert
si Shota lehtë vriste naçallnikë
e syri terr nuk i bente anipse
shokët burra e kanë harruar
Ç’ grua e bukur kurrë e trembur
Liri Dardane e ngrohtë
dhe e acartë në çdo stinë
e burgosur e rrahur e përgjakur
Dymijë vjet
sërish e përndjekur edhe nesër
asnjëherë e dehur nga lakmia
a shkëlqimi i rremë mondan
sot tregetuar më keq se kurrë
nga bijtë e vete tezgashgji
e harruar me pahir
dënuar me heshtje apostolike
një histori e varrosur trilli
Nuk më pëlqen ma asnjë festë
e zhurmshme ani kombëtare
heronjtë nuk janë legjenda
Nuhi, në stinën e pranverës
do ta festojmë Lirinë Dardane
pa legjenda e vija të kuqe
/QendraPress/