Çaste poetike me poetin;-Asllan MIFTARI

PRITJE

———————-

Jetoj në pagjumësinë dhe ëndrrën tënde

Pa gjumë…, ëndërrimtar më le dhe mua

Do të pres gjersa të zbardhë drita

E të them…! – Marrëzisht të dua !

Se ti hyre thellë në zemrën time

Shpreha dashurinë e dlirë për ty

Të ndjeva si më e bukura femër

Ndjeva bukurinë e syve tu të zi !

Ndjej që dashuria të pushton zemrën

Pritje….pritje gjer në agim

Shpirti s’ largon dot brengën

Askund s’ dukesh, veç ëndërrim !

I kujtoj me mall takimet

Vitet e lumtura që patëm ne dy

Eja të të shoh qoftë dhe në ëndërr

Çdo gjë tretet, dashuria mbetet dashuri !

Ndaj të pres syzezë, me pa durim

Se për ty dremit e vuan shpirti im

Bie të fle, ëndrra fluturon drejt teje larg

Vetmuar jam..! – Pritja kalon të sajin prag !

/QendraPress/