Çaste poetike me  poetin:- Avni NEZIRI

YLL LIRIE BEDRI BAJRAMI

———————————–

Trojet Ilire nën dhunë barbare

pushtue i kishin bishat e sërbisë.

U mblodhë forca çlirimtare

me u dalë zot tokave shqiptare.

Bedri Bajrami, ai zemërtrimi,

për flamur e besë, dha betimin.

S’njihte frikën, zemërluan,

Trim i rrallë, ai djalë Llapjan.

Llapi e rriti, sy shqiponjë,

Luftoj Bedi , zemër çelik

u ngrys qielli e ushtoj mali

Dardanisë jetën ia fali

pushkë në dorë, besë e zemër,

Lirinë e deshi më shumë se emër.

Emri i ti në histori shkruhet

Bedri Bajrami, dritë që nuk shuhet.

/QendraPress/