Çaste poetike me poetin;-Gëzim AJGERAJ

PORTËN LËRE HAPUR

————————————–

Në mbrëmjen e vonë

Ajo u zgjua nga guri

ku i grinte orët e ditëve

dhe u kthye në dhomën e gjumit

mblodhi shtatin e kërrusur

nga mosha

dhe e çoi në shtratin e ëndrrave

Portën

nuk e mbylli,

se nuk e kish zakon ta mbyllte

qysh prej katër dekadave

kur i biri i kishte ikur udhëve të mallit,

çelësin e mbante varur

tek hajati i pritjes

se dikush

ia kishte mbyllur portën

Ajo u zgjua trembshëm

nga një ëndërr e trishtë,

e tha:

Portën lëre hapur!

2023

/www.QendraPress.com/