Çaste poetike me poetin:-Hazir LUTA

EDHE SOT…
———————————
Në krah mbaj peshën prej malli
Zemra me digjet si gur stralli
Herë pas here kur vetmohem
Nga kujtimet me ty ledhatohem
Si tani më kujtohen puthjet e tua
Ende e kam të freskët atë shije unike
Prej buzëve tua si zjarri që nuk fiket
Më shumë se Parajsa je për mua
Sa herë më shtohet malli si uria
Marr një kujtim e pi me lot
Me mall të puth tek fotografia
Në këtë ditë kur jam pa ty edhe sot…
/QendraPress.com/