Çaste poetike me poetin;- Idriz Berisha-XHIXHI

NËSE DO T’ME TAKOSH

(Poezi përkushtuese për shkrimtarin Sejdi Berisha)

—————————————-

Simfoni për natën me dhembje mbuluar

lartë mbi Pejë si planetë diellin

Ligjërimet heshtin

Dhe valët mbi Lumbardhë

Buzë blinit bëjnë paqe

Me hije si shkronja vargjesh

Kur dremit poeti.

Gjejë pak kohë e hyr mes faqe librash

Poet i plisit murosur

Behu vet poemë

Ty të bekoftë zoti!

Ditët kur shkronjat dogjën

Mes nesh shfaqesh si trung me rrënjë

E në natën heshtur troket

Agimet pikturon

Çarshisë së gjatë qepenat i fundit mbyll.!

Çdo varg yti, betim i heshtur atdheu

E gjurmë me fuqi prometheu

Një ditë pate thënë:

Nëse do t’me takosh,këthe në Pejë

Këtu do hasësh hijen e frymën time……

E në derën tonë

Kurrë t’mos trokasim

Sepse shtëpia na bëhet e huaj…..

Ike bacë po mallin na le

Si namin testament.

/QendraPress.com/