Çaste poetike me poetin;-Imer HYSA

DUA
————————
Dua lulet e mbledhura kopshtit të kujtimeve
lidhur buqetë me fjongo dëshire
ti flak pas si nuse e sapo dalë nga shtëpia
dhe fati t’ia hedhë në dorë një beqaresh.
Dua që breshëri i karamele
e shiu i oriztë
të kthjellojnë qiellin e lumturisë
e të ngrohin me diell shprese.
Dua sazet dhe boritë të shkrihen një
siç shkrihen një dy shpirtra në krevatin bashkëshortor,
për të krijuar zhurmë e rrëmujë fëmijësh,
si gugatje pëllumbash në oborr.
/QendraPress.com/