Çaste poetike me poetin;-Llesh GJOKA

PASQYRA E MALLIT

—————————-

E kam një pasqyrë,

Pasqyrë e mallit tim.

Sa herë vishet me një vesë lotësh,

Kur më sjell ndonjë kujtim.

E kam një pasqyrë malli,

Që vjen drejt meje si bekim.

Shoh zanat kur u teptisin lotët

Në Logun e Hënës kur kishin dëfrim.

Shoh mjegullën e tokës, gurët, varret,

Sinoret e vendit tim.

Saherë andej kthehem për të dashurit e zemrës,

Pasqyrë malli në amshim.

/QendraPress/