Çaste poetike me poetin :-Muhedin MAHILAJ

BOTË E RE

———————–

Botë e re kjo diçitale, na bashkoj me gjithësinë.

Këtu vashat si sorkadhe këndojnë për dashurinë.

Ku është mali, ku është fusha edhe deti valë – valë.

Mblidhen gjerdanet për çupa, nga poetët këngëtarë.

Çelin lulet rradhë – rradhë, ndër të parat manushaqet.

Si ylber me shtatë ngjyra shkëlqejnë, gushët dhe faqet.

Poetët vihen në garë, kush t’u këndoj më bukur

Buzëve që digjen zjarrë, asaj buze të pandukur.

Botë e re dixhitale, ku merr hovë dashuria.

Unë poet dhe ti poete, unë kënga, ti poezia.

/QendraPress/