Çaste poetike me poetin:-Murtez ASLLANI

SIKUR T’ISHA ZOG
—————————-
Sikur t’isha zog
do të fluturoja
në shumë shtete
ngadalë do të shkoja,
t’i shikoj njerëzit
si po jetojnë
të varfërve do t’u ndihmoja,
pleqtë do t’i rehatoja
paqe do t’sillja kudo
njerëzit do t’i qetësoja.
Fëmijëve kopshte e shkolla
do t’ju ndërtoja
dhe herët në mëngjes
ata do t’i zgjoja,
të shkojnë në shkollë
dhe të mësojnë
atdheun dhe kombin
gjithmonë ta çmojnë.
Bota lë të jetojë
në qetësi,
pa luftë e pikëllim
të mendojnë
për paqen e lirinë,
pa hezitim
/QendraPress/