Çaste poetike me poetin;-Nexhat REXHA

KOHA
————————–
Në valët e dridhjeve
kafshimet trokasin pamjet
atëherë kur piramidat mbuluan
hyrjedaljet me pasvordin
akordim misteresh
Koha shtrëngoi
trokitjet e zemrës
mendimi burgosi në pranga veten
sytë morën verbimin
në kërkim te thesarit
mashtrim
E vetmja shtegdalje drejtoi
trupin vertikalisht
në kërkim të dritës
frymëmarrje
koha dyluftim i pandalur
për të ruajtur ngjyrën e rrënjve
Njëzëshëm!
Bremen, 25 dhjetor 2024
/QendraPress.com/