Çaste poetike me poetin;-Nexhbedin BASHA

MUZA E POETIT SI DALLGËT

E DETIT…!

Vargje e vargje, pa fund do shkruaj,

Si piktor penën do ngjyj në bojë,

Nën lëkurë do depërtoj me fjalën,

Si mjeshtër arti do thurr kurorë.

Eci e eci, në rrugëtimin e jetës,

Si në një fim ajo më shfaqet vërtetë,

Shiriti i saj regjistër me shumë fletë,

Muza e poetit si dallgët e detit rrëshqet.

Si bleta mbledh nektarin, lule më lule,

Me plagë e dallgë si vlug,

Si arkitekt jetës i jap ndriçimin e humbur,

Arkiva memorie me shumë mund.

/QendraPress/