Çaste poetike me poetin:-Refki RESHITAJ

DO VJEN NDONJËRI
——————————
Ti pinë një kafe, e unë një gotë verë
Të lumtur e të gëzuar,si përherë
Por, do të kishim më shumë gëzim e hare
Sikur dhe fëmijët të jenë sonte me ne
Por, ja që jeta është kështu
Ata atje, e ne këtu
Na ndodh jo rrallë,si edhe sot
Është një proces që s’ ndalet dot
Secili ka rrugën e tij
Kështu bëmë dhe ne, kur ishim të ri
Malli për ne, nënën e vriste
Tek derë e oborrit sa herë na priste
Tash dhe ne presim me mallëngjim
Si sonte kafe dhe verë kur pijmë
Nuk mbyllim portën, është ditë e shtunë…
Do vjen, do vjen ndonjëri, e sigurt shumë !
/QendraPress.com/