Çaste poetike me poetin;-Rexhep F. MORINA

DRAMA QË LUHET

——————————————-

Afër sheshit në Prishtinë është kuvendi,

Ku flasin të zgjedhurit si ecën tërë vendi.

Aty e ëma Zeqos hipur në maje të thanës,

Kërkon qiqra në hell,në dritëhijet e hënës.

Jeta jonë reale,është një dramë e vërtetë,

Që luhet me aktorë kudo,në fshat e qytet.

Komedi ndodh të luhet veç në parlament,

Aty ku dikur u vulosë pavarësia e shenjtë.

Derisa drama luhet,tribunët rrinë në Hagë,

Ata të fort qëndrojnë,populli u thurë këngë.

Kurse e ëma e Zeqos,shan e zëshëm çirret,

Klith në maje të thanës, e mbi qiqra thirret.

/www.QendraPress.com/