Çaste poetike me poetin:-Sabit ABDYLI

NËNTORI I TRETË
——————————-
Mjegullnajë e dimrave të akullta
dhe myk i kohëve të errëta
Nëntorit i bëjnë pritë
O Zot
na ruaj nga moti keq
nga hijet e zeza
mjegullnaja e ligë!
eja nëntor
eja!
shtruar ta kem
rrugën
me gurë stralli,
me gjak të kristaltë
me dhembjet tona deri në asht
Auckland, 2007
/QendraPress.com/