Çaste poetike me poetin:-Veron HOXHAJ

PROFESORJA
—————————-
Poshtë një lisi ne bregore
Përtej fshatit mbi. Lëndinë
Ku kish lule kamomili
Rozmarinë dhe trëndelinë.
Si lulja që sjell beharrë
Më sollën në fshat një ngjalë
Profesorja nga qyteti
amani o miq ç’më gjeti
Profesorja si Selvia
Më hyri te mënd e mia
Kur e pashë u dashurova
Mblodha lule dhe ja çova.
Këputa dy fije bari
I mbusha me pekuli
Manaferra lule shtrydhje
Ja vara gjerdan mbi gji.
Dhe e pyeta i gufar
Se a ishte e martuar
Jo me tha
Sa gëzova
Dhe për dark në shtëpi e ftova.
Mish të pjekur Cingarridhe
Verë nga vozja shumë Vjeçare
Ëmbëlsirë dhe kënga okë
Pastaj flejtëm të dy Tok.
/www.QendraPress.com/