Çaste poetike me  poetin:-Xhemajli SHALA

Mos u përhumb

————————–

Kur nga qielli

Do të shkëpus yje

Të lutem mos u mbyll në dry

Dua t’i ndjej

Thesaret e tua të fshehura

Që lëkunden brenda meje

Pa mëshirë më godasin

Kalon këtu pranë

Me hijen tënde

Nuk i lënë muzat e mia

Të më braktisin

/QendraPress/