Çaste poetike me poetin;-Xhemkadri KASTRATI

MË NGADALË

—————————-

Ec o njeri ngadalë e sigurt

Kthe kokën pas nganjëherë

Ec qetë, s’të shembën gurtë

Kudo që të jesh, trego vlerë.

Vlera ngritët veç me urtësi

Nisu nga veti, mer shembuj

Jo me smirë dhe me xhelozi

Nëse gabojmë, s’jemi engjëj.

Edhe kur të fyejnë, ti hesht

Që je njeri i pjekur, tregoju

Por edhe kur fyesi s’rreshtë

Mundohu, provo dhe afroju.

Mos bjer kurrë pre e tjetrit

Mos e fut kryet në një thes

Me u dal dhëmbi sa i ketrit

Do t’vdesin, njeri s’do mbes.

Atë ditë i shlyen gjitha borxhet

Edhe të sharat tashmë i falen

Por, që, fjalët assesi s’kthehen

Përfolën dhe kurrë nuk ndalen.

Kam një lutje për njerëz të mirë

Mos me e marr të keqen model

Thuaje fjalën t’ëmbël dhe të lirë

E fole fjalën, fjala s’hyn kah del!

/QendraPress.com/