Çaste poetike me poetin;-Zekerija IDRIZI

UNË DHE MUZA

(dualitet)

————————–

Në radhë të parë: vetvetja

në të dytën muza

në të tretën, frymëzimi

puçiten koinçidencialisht

që të trija shpërthejnë si vullkan

në përqasje poetike

në vargun e parë retrospektiv:

e kaluara

në të dytin, e tashmja

në të tretin, si bosht, e ardhmja në horizont

Vetvetja, muza dhe poezia

lidhur në zinxhirë simbiotikë

ngjiten lart hemisferave qiellore

në Edenin parajsor

ku dialogoj me Beatriçen

dhe flak tej Virgjilin ferrndjellës

Në tokë ndërsa, që të dyja

banojnë në ishujt e oazave “spirituale”

për t’u mbushur me oksigjen

e për t’u zhveshur nga të djalltat hire

e veshur me të perëndishmet vello

për të qëndruar prore vertikal në jetë,

në luftë fyta-fytas me sfidat e jetës

dhe demonët maskarenj

që globin kaq dendur kanë vërshuar

Vallë, nuk është mision ky

i një poeti “varfanjak”, mistik ?!

/www.QendraPress.com/