Çaste  poetike me poetin;- Zymer H.Haliti

PRANVERA E VONUAR

——————————

Të prisja se do vie këtë mars e bleruar

Sepse ,mjaft pranvera ikën me furtuna

 Por,sërish këtë herë erdhe e trishtuar

Dhe për disa ditë mbeti pa çelur lulja.

Sërish erdh Marsi më dhembje e mërzi

Ngase ende luftëtarët tanë po mbahen në burgje ..

.ata që luftuan për Liri !!!

Mjerisht pranvera s’do ket at ngrohtësi

 Që e prisnim këtë herë në timin atdhe…

 Pranverë e vonuar titull i një libri dikur i lexuar

Pse në ty atdhe kjo shpesh herë po ndodh

Ah atdheu im tokë e lashtë dhe e copëtuar

 Kurrë s’tu ndalen të këqijat…eh sa je lodh…!

Por,ti atdhe asnjëherë nuk u dorëzove

Shumë tufane stuhi,kalove n’vështërsi

Do tejkalosh Ti edhe këtë stuhi mizore

 Dhe pranvera e bleruar do vjen tek Ti…

/QendraPress/