Çaste poetike me poetin:Ali PODRIMJA

GJALLICA
——————————
Gjallica pushton qiellin
ku të fshihet qielli
nga llava e ujqëve
Mal i vetmuar ku zotërat bëjnë
punë njerëzish
Mbi maje një bisht ylli
bën dritë
Dikur shfaqen perënditë
dhe lexojnë pikëllimën e Naimit
Tek kërkon fronin e perëndive
e le vragë
Maje Gjallice
ku nuk fluturon as Korbi
(Kukës, 2012