Duke gjurmuar

——————————

Gurgullima e ujit të përroit të vogël

Si një arterie e malit të fuqishëm

Zhurmshëm më ngacmon zemrën.

Shushuritja e ngadaltë

Zërin tim mori melodi.

Fjala rrjedh e tejdukshme

Duke gjurmuar

Në hapat e rrugës së përhershme

Të ujit krejt të kristaltë…